Saturday, August 15, 2026
spot_img
HomeLajmePritjet kufitare arrijnë deri në 60 minuta – Muçibaba prin, pas saj...

Pritjet kufitare arrijnë deri në 60 minuta – Muçibaba prin, pas saj Dheu i Bardhë

Pritjet më të gjata në pikat e kalimit kufitar të Kosovës aktualisht janë në Muçibabë, ku për dalje nga Kosova qytetarët po presin deri në 60 minuta, ndërsa kolona e automjeteve ka arritur në rreth 500 metra.

Sipas të dhënave të përditësuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në orën 15:26, pritje të konsiderueshme ka edhe në Dheu i Bardhë, ku për hyrje në Kosovë pritjet janë deri në 20 minuta, ndërsa për dalje deri në 30 minuta. Kolonat në këtë pikë janë rreth 100 metra në hyrje dhe 200 metra në dalje.

Jarinjë, pritjet për dalje arrijnë deri në 20 minuta, ndërsa në Hani të Elezit deri në 10 minuta në hyrje dhe dalje.

Merdarë, pritjet aktualisht janë deri në 15 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Në shumicën e pikave të tjera kufitare, pritjet janë më të shkurtra dhe variojnë nga 1 deri në 10 minuta.

Për kamionë, pritjet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të paraqitura në përditësim janë kryesisht 3–5 minuta, pa kolona të raportuara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT