Pak orë para shpalljes së aktgjykimit në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Prishtinë qytetarët kanë nisur të mblidhen para ekranit të madh, ku janë vendosur fotografitë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Në këtë vend është ndezur edhe për herë të fundit “Flaka e Lirisë”, në prag të shpalljes së vendimit.
Qytetarët që janë mbledhur aty kanë planifikuar ta kalojnë natën para ekranit, deri në momentin kur nesër do të shpallet aktgjykimi.
Ndërkohë, edhe në Hagë qindra shqiptarë janë mbledhur para Gjykatës Speciale, në pritje të vendimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, bëjnë të ditur gazetarët që ndodhen atje.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


