Saturday, May 9, 2026
spot_img
HomeLajmePrishtina feston Ditën e Evropës me aktivitete kulturore dhe koncert festiv

Prishtina feston Ditën e Evropës me aktivitete kulturore dhe koncert festiv

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka organizuar një sërë aktivitetesh me rastin e Ditës së Evropës.

Aktivitetet nisin nga ora 12:00 me hapjen e ekspozitës “Me art festojmë Evropën” në Europe House në Prishtinë.

Nga ora 13:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” do të zhvillohen disa aktivitete njëkohësisht, përfshirë performancën e Orkestrës së Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus”, Këndin e BE-së për fëmijë si dhe panairin “Team Europe”.

Në ora 13:10 do të mbahen fjalët hyrëse, ndërsa 20 minuta më vonë do të nis koncerti i fëmijëve nga “Kori Okarina”.

Ndërkaq, aktivitetet do të kulmojnë në mbrëmje me koncertin për Ditën e Evropës që fillon nga ora 20:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku do të performojnë këngëtaret Edona Reshitaj, Jehona Sopi dhe Vesa Luma. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT