Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar sot që nga paraditja në veriun e vendit.
Ajo ka vizituar disa zona në këtë pjesë të Kosovës, duke takuar qytetarë e duke uruar për festa, njofton Klankosova.tv.
E para e shtetit qëndroi edhe në lagjen “Kroi i Vitakut”, ku takoi nga afër banorët e këtushëm, me të cilët dikutoi e i uroi për Vitin e Ri.
Osmani paraprakisht ka shkuar edhe në Drejtorinë e Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut, teksa ka shëtitur edhe shesheve të asaj pjese të vendit.
Presidentja ka falënderuar policët e të gjitha komuniteteve për shërbimin e tyre, derisa gjatë vizitës është shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Republikës së Kosovës Gazmend Hoxha si dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


