Tuesday, June 23, 2026
spot_img
HomeLajmeVdes regjisori Robert Bacaj, AGK shpreh ngushëllime

Vdes regjisori Robert Bacaj, AGK shpreh ngushëllime

Ka vdekur regjisori i njohur të Robert Bacaj, me ç’rast Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur ngushëllime.

Në shkrimin e AGK-së thuhet se Bacaj dha kontribut të rëndësishëm për më shumë se dy dekada.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar me pikëllim lajmin për ndarjen nga jeta të Robert Bacajt, punëtor shumëvjeçar i Radio Televizionit të Kosovës”.

“Bacaj dha kontribut të rëndësishëm në RTK për më shumë se dy dekada, duke shërbyer me profesionalizëm dhe përkushtim në realizimin dhe zhvillimin e produksionit televiziv. AGK u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bacaj, kolegëve në RTK dhe të gjithë miqve e bashkëpunëtorëve të tij”, thuhet në shkrim./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT