Tuesday, June 23, 2026
spot_img
HomeLajmeMot i paqëndrueshëm të mërkurën, priten rrebeshe shiu e breshër

Mot i paqëndrueshëm të mërkurën, priten rrebeshe shiu e breshër

Të mërkurën në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa herë pas here parashikohen rrebeshe lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16 dhe 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 27 deri në 30 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga veriu me shpejtësi prej 20 deri në 60 kilometra në orë. Në rajonet ku do të ketë zhvillime të theksuara konvektive, era pritet të jetë dukshëm më e fuqishme. / Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT