Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar presidentin e Lituanisë, Gitanas Nauseda, me rastin e Ditës së Pavarësisë së këtij shtetit (Dita e Rivendosjes së Shtetit).
Përmes një postimi në “X”, ajo ka thënë se vlerëson thellësisht mbështetjen e palëkundur të Lituanisë në forcimin e pozitës së Kosovës.
“Ne vlerësojmë thellësisht mbështetjen e palëkundur të Lituanisë në forcimin e pozitës sonë ndërkombëtare dhe avancimin e idealeve tona të përbashkëta të demokracisë, sigurisë dhe bashkëpunimit. E rrënjosur në respektin dhe besimin reciprok, miqësia mes kombeve tona vazhdon të rritet, e nxitur nga angazhimi ynë i përbashkët për një të ardhme më të ndritshme dhe më të begatë”, ka shkruar e shefja e shtetit./Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


