Saturday, May 16, 2026
spot_img
HomeLajmePresidentja Osmani pranon letër urimi për Pavarësi edhe nga homologu italian

Presidentja Osmani pranon letër urimi për Pavarësi edhe nga homologu italian

Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, i ka dërguar një mesazh urimi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, duke shprehur përkushtimin e Italisë për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mbështetjen për stabilitetin dhe integrimin evropian të Kosovës.

Në komunikatën për media thuhet se në mesazhin e tij, Mattarella ka theksuar se të dy shtetet kanë fuqizuar miqësinë vazhdimisht  gjatë viteve, falë edhe kontributit të palëkundur të Italisë për stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës.

“Republika e Italisë mbetet një partner i përkushtuar i Kosovës, duke mbështetur përparimin e saj drejt integrimit euroatlantik dhe fuqizimin e demokracisë dhe stabilitetit në rajon”, thuhet në urimin e presidentit Mattarella.

Me rastin e pavarësisë, Osmani ka pranuar urime edhe nga presidenti i ShBA-ve, Donald Trump, nga Mbreti Charles III, nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron si dhe presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT