Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur e pikëlluar pas tragjedisë që ndodhi në Bolu të Truqisë, ku një zjarr i cili shpërtheu brenda një hoteli la të vdekur të paktën 66 persona.
Në një reagim në rrjetin social “X”, e para vendit u shprehi ngushëllime familjeve që humbën më të dashurit e tyre, ndërkaq u uroi shërim të shpejtë të lënduarve.
“E pikëlluar thellësisht nga aksidenti tragjik në Bolu të Turqisë. Në emër të Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet tona më të thella familjeve që mbajnë zi për këtë humbje të madhe. Ne jemi me reaguesit e guximshëm që punojnë pa u lodhur për të shpëtuar jetë dhe për të ndihmuar ata në nevojë. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë dhe të plotë. Në këtë kohë të vështirë, mendimet dhe solidariteti ynë janë me Presidentin Recep Tayipp Erdogan dhe popullin e Turqisë”, ka shkruar presidentja, njofton Klankosova.tv.
Zjarri i madh shpërtheu brenda një hoteli në një restort të njohur turistik për skiji.
Pos viktimave, ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, tha se të paktën 51 të tjerë janë plagosur.
Shkon në 66 numri i të vdekurve nga zjarri në resortin dimëror në Turqi
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


