Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, ka ironizuar presidentin amerikan Donald Trump gjatë një takimi zyrtar në Shtëpinë e Bardhë, duke komentuar me humor: “Më vjen keq që nuk kam një avion për t’ju dhuruar”, shkruan Gazeta Sinjali.
Deklarata e tij vjen në sfondin e raportimeve se Katari i ka dhuruar Shteteve të Bashkuara një avion luksoz Boeing 747, me vlerë rreth 400 milionë dollarë, i cili do të përdoret nga Forcat Ajrore Amerikane. Pentagoni ka konfirmuar pranimin e avionit, ndërsa dhurata ka shkaktuar debat në Uashington mbi etikën dhe transparencën, duke nxitur reagime nga të dyja krahët e politikës.
Takimi ndërmjet Ramaphosa-s dhe Trumpit u tensionua edhe më tej, pasi presidenti amerikan e priti homologun e tij me një video pesëminutëshe që, sipas tij, ilustronte përndjekjen e popullsisë së bardhë në Afrikën e Jugut. Videoja u shpërnda gjithashtu në rrjetin social X përmes llogarisë zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, me titullin: “Dëshmi e përndjekjes në Afrikën e Jugut”.
Vizita e Ramaphosa-s, e cila duhej të kishte theksuar marrëdhëniet bilaterale, u shënua kështu nga batuta ironike dhe tensione të hapura.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);


