Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajme“Presidenti Bush e ndryshoi planin” – Çitaku për deklaratën e George Bush...

“Presidenti Bush e ndryshoi planin” – Çitaku për deklaratën e George Bush se SHBA e njeh Kosovën (VIDEO)

Në “Rubikon me Adriatik Kelmendin”, sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, në rrëfimin për ditën e Pavarësisë së Kosovës, tha se çdo gjë ishte e planifikuar për një javë.

“Ka qenë shumë interesant se saktësisht çdo gjë për një javë të tërë, çdo gjë ka qenë e planifikuar. Një ditë para shpalljes së pavarësisë kryeministri Thaçi thirri konferencë për media, u lidhën Live CNN, BBC, ai e bëri publike që do ta themi në një zyre për komunitete. Edhe kjo ka qenë kërkesë ndërkombëtare”, tha Çitaku.

Ajo tregoi edhe për befasinë që kishin marrë nga presidenti i atëhershëm Xhorxh Bush, për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Presidenti Bush ishte në Afrikë, në një vizitë shtetërore, dhe nga Afrika ia prishi skenarin, e pyeti dikush nga gazetarët. Unë isha duke thënë një intervistë për BBC, dhe ajo zonja më ndërpreu tha një moment, sepse Zoti Bush sapo e njohu pavarësinë e Kosovës. Në agjendën tonë ishte më vonë dikur edhe pse letra formale na erdhi më vonë siç ishte planifikuar. Por presidenti Bush ka qenë i tillë”, tha Çitaku.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT