Një qytetar në Prizren ka dorëzuar në polici një shumë parash që e kishte gjetur në rrugë, ndërsa pas verifikimeve të autoriteteve, të hollat i janë kthyer pronarit të tyre ligjor.
Sipas njoftimit të policisë, mbrëmjen e kaluar rreth orës 20:00, në Stacionin Policor në Prizren është paraqitur qytetari Murat Buzhala, i cili ka dorëzuar shumën prej 155 eurosh që kishte gjetur në një lokal në qytet, transmeton Klankosova.tv.
Policia ka bërë të ditur se nga qytetari është marrë deklarata lidhur me rastin dhe më pas janë pranuar paratë e gjetura për procedura të mëtejshme verifikimi.
Autoritetet poashtu kanë bërë thirrje që raste të tilla të shërbejnë si model pozitiv për qytetarët, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet dhe respektimit të vlerave qytetare.


