Gjykata Speciale ka njoftuar përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në “X” se Paneli i Trupit Gjykues ka miratuar përfshirjen në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve edhe të dy familjarëve të dy viktimave që kanë ndërruar jetë.
Sipas Speciales, ky vendim ka bërë që numri i viktimave pjesëmarrëse në këtë rast të rritet në 156.
“Më 17 prill 2026, Trupi Gjykues miratoi një kërkesë të Mbrojtësit të Viktimave për t’u lejuar dy të afërmve të ngushtë të një viktime të ndjerë që të vazhdojnë pjesëmarrjen e viktimës në procedurë.
Si rezultat, numri i përgjithshëm i viktimave pjesëmarrëse në këtë rast rritet në 156”, thuhet në njoftimin e Hagës, raporton Express.
Ky vendim për përfshirjen e dy personave të rinj në procedurë vjen pavarësisht faktit se tashmë janë dhënë fjalët përfundimtare dhe pritet vendimi final nga Haga.
Ndërkohë, vetë Specialja ka bërë të ditur ditë më parë se afati për marrjen e vendimit final është zgjatur edhe për 60 ditë shtesë, pasi afati 90-ditor për marrjen e vendimit kishte skaduar në fillim të majit.
Sipas Rregullores së Speciales, Gjykata mund të kërkojë edhe 60 ditë afat shtesë për marrjen e vendimit në rast të krijimit të rrethanave të jashtëzakonshme.
Parties’ final trial briefs publicly available, two close relatives of a deceased victim approved to participate in proceedings in the Thaçi et al. case, and four witness statements admitted in written form in the Thaçi et al. (administration of justice) case. More information on… pic.twitter.com/gFxVUANoxT
— Kosovo Specialist Chambers (@SpecialChambers) May 15, 2026
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


