Saturday, August 1, 2026
spot_img
HomeLajmePresidenca i jep mbështetje shoqatave dhe organizatave që merren me çështjet e...

Presidenca i jep mbështetje shoqatave dhe organizatave që merren me çështjet e shëndetit mendor

Nën drejtimin e presidentes Vjosa Osmani, Këshilli për Demokraci e ka mbajtur një takim në të cilin është trajtuar çështja e shëndetit mendor.

Në takim bëhet e ditur se presidenca ripohoi mbështetjen e saj për shoqatat dhe organizatat që fokusohen në çështjet e shëndetit mendor.

“Takimi mblodhi së bashku përfaqësues nga institucionet, organizatat e shoqërisë civile që merren me shëndetin mendor dhe akterë të tjerë, të ndërlidhur me këtë temë”.

“Presidenca ripohoi mbështetjen e saj të vazhdueshme për shoqatat dhe organizatat që fokusohen në çështjet e shëndetit mendor, duke pranuar rolin e tyre të domosdoshëm në ofrimin e kujdesit, avokimit dhe ndërgjegjësimit”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT