Saturday, May 2, 2026
spot_img
HomeShowbizPremiera e “Pasaportës” në Tiranë

Premiera e “Pasaportës” në Tiranë

Jo rrallë herë, viteve të fundit na ka rënë të dëgjojmë për filmat shqiptarë.

Nëse në dy dekada më herët filmi ka qenë ëndërr vështirë e realizueshme për shumë aktorë e regjisorë, në këtë të fundit ëndrra ka nis të bëhet realitet.

Një ëndërr e bërë realitet është edhe “Pasaporta”, me të cilën synohen të kalohen kufijtë. Ky dokument u vulos si nga emra të shquar të kinematografisë, edhe nga ata që kësaj rruge i kanë hyrë sefte, raporton Prive Klan Kosova.

E rëndësishme është që “Pasaporta” arriti të servohet me datë 17 janar në Tiranë.

E në eventin, nikoqir i së cilit qe bashkëshorti i saj, Arbana Osmani bukur e ëmbël luajti “zonjën e shtëpisë”. Pasi tryezën e servoi me nga më të ëmblat e Bana’s, rendin e kishte pritja me po të njëjtën ëmbëlsi e mysafirëve, transmeton Klankosova.tv.

Me të kuqen prej një trëndafili, prezantuesja priti edhe ekipin e “Prive” në Klan Kosova, miqve që tashmë ajo i ka pranë në rrugëtimet që bën.

Tek pas përfundimit të intervistës me Arbanën, eventit iu shtua edhe bashkëshorti i saj, “shefi” i mbrëmjes. Nuk e dimë si ka qenë në shesh-xhirime, po mbrëmjen të cilës ia shkroi emrin e tij, e e përballonte me buzëqeshje.

Çka mund të themi lirisht është që njerëzit e duan dhe e vlerësojnë shumë Eduart Grishajn.

E ai e do shumë Arbana Osmanin.

Në këtë mbrëmje me shumë dashuri, kujtim do mbesin gjithë ato fotografi që janë shkrepur para se të hapeshin dyert e kinemasë.

Ani pse yjet e mbrëmjes qenë Arbana dhe Eduarti, yjet e filmit quhen Kaona dhe Indri. Njëra nga Kosova, e tjetri Shqipëria, të cilët përvetësuan rolet e dy të dashuruarve duke shkrirë aktrimin në realitet.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT