Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka arrestuar një person i cili ishte i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, raporton Sinjali.
Siç njofton Policia, gjatë kontrollit, të njëjtit i është gjetur edhe një armë zjarri.
“Në koordinim me prokurorin e shtetit, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë veprimet e mëtejme ligjore.”, thuhet në njoftim të PK-së.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


