Një sondazh i publikuar nga Qendra e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) nxjerr SPAK-un institucionin më të besueshëm në vend, ndërkohë që kryeministri Rama kryeson ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha me rreth 20 pikë.
I pyetur në bashkëbisedimin me qytetarët, Berisha e hodhi poshtë këtë sondazh, duke e krahasuar me ato të zgjedhjeve në SHBA të cilat nxirrnin si fitues Kamala Harris.
“Pollet janë një nga mënyrat më të shëmtuara të manipulimit të opinionit publik. Nëse rikthehemi para 5 nëntorit e patë se si u shemb si piramidë gjigande mashtrimi, piramida e polleve që nxirrte fituese Harris dhe humbës Donald Trump. Në dijeninë time, institutet nuk kanë kompani sondazhi, i porosisin ato. Vetëkuptohet se këtu ato manipulohen. Ngjitja e PD-së gjatë këtyre muajve është ngjitja vertikale më e fuqishme e saj dhe ajo po shkon drejt fitores, pavarësisht nga mashtrimet me polle apo vajin e Edi Ramës”, tha Berisha.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);


