Operacioni i kërkimit për 55 vjeçaren e cila u raportua e zhdukur në Deçan po vazhdon edhe sot.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova.
“Njësitet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë bashkë edhe me Stacionin e Policisë në Deçan po i vazhdojnë kërkimet për personin e zhdukur. Ende nuk është arritur të gjendet”, deklaroi Rugova për Klankosova.tv.
“Në kërkim pos policisë dhe ekipeve të kërkim-shpëtimit, janë të angazhuar edhe Forca e Sigurisë së Kosovës”, u shpreh ai.
Rreth kësaj ngjarje të rëndë ka raportuar edhe Klankosova.tv.
Gjendet një rrobë pranë Manastirit të Deçanit, vazhdojnë kërkimet për gruan e zhdukur (VIDEO)


