Friday, May 8, 2026
spot_img
HomeLajmePolicia thotë se kanosja ndaj Kurtit erdhi nga Serbia, rasti po hetohet

Policia thotë se kanosja ndaj Kurtit erdhi nga Serbia, rasti po hetohet

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda ka njoftuar se ka pranuar në trajtim një informacion lidhur me një kanosje të adresuar ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në rrjetet sociale nga profili i quajtur “Severna Brigada”, apo “Brigada e Veriut”, organizatë e shpallur terroriste nga institucionet e Kosovës.

Sipas njoftimit në Facebook, në koordinim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, janë ndërmarrë menjëherë veprime intensive hetimore, me mbështetjen edhe të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike.

Nga hetimet është konstatuar se kanosja është publikuar përmes llogarisë “facebook.com/severna.brigada.2025”.

Policia ka bërë të ditur se, bazuar në të dhënat e siguruara, postimi është realizuar nga territori i Serbisë, konkretisht nga qyteti i Kraljevo.

Tutje, thuhet se janë identifikuar IP-adresa e përdorur dhe të dhënat personale të përdorura gjatë regjistrimit të llogarisë.

“Nga analizat e kryera nga njësitë kompetente janë identifikuar të dhëna shtesë që mund të ndihmojnë në hetimin intensiv të mëtejshëm nga Policia e Kosovës dhe PSRK”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT