Friday, June 26, 2026
spot_img
HomeLajmePolicia shqiptare shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit

Policia shqiptare shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit

Dy turiste nga Holanda janë shpëtuar pas një operacioni të kërkim-shpëtimit të zhvilluar nga Policia e Shtetit në zonën e Shpellës së Pëllumbasit, në afërsi të Tiranës.

Sipas autoriteteve, ndërhyrja u bë pasi njëra prej turisteve pësoi lëndim në këmbë pas një rrëzimi, duke mbetur e bllokuar në terrenin e vështirë.

Në operacion u angazhuan shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe Policia Alpine, të cilat arritën t’i lokalizojnë dhe t’i nxjerrin të dyja turistet në një zonë të sigurt.

Turistja e lënduar mori ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas u transportua në Spitalin e Traumës për trajtim mjekësor, ndërsa shoqëruesja e saj nuk ka pësuar lëndime.

Policia e Shtetit apeloi që qytetarët dhe turistët të telefonojnë numrin emergjent 112 në çdo situatë që kërkon ndërhyrje urgjente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT