Monday, May 4, 2026
spot_img
HomeLajmePolicia parandalon tri raste të garave ilegale, sekuestrohen katër automjete

Policia parandalon tri raste të garave ilegale, sekuestrohen katër automjete

Njësia për Kontroll të Autostradave javën e fundit ka arritur që në tri raste të parandalojë garat ilegale të shpejtësisë me automjete.

Sipas njoftimit zyrtar, autoritetet kanë shqiptuar dy gjoba për pjesëmarrje në gara ilegale të shpejtësisë, një gjobë për vazhdim të masës mbrojtëse, një gjobë për tejkalim të shpejtësisë, si dhe një gjobë për drejtim të automjetit pa e fituar të drejtën  për drejtimin e atij lloji të mjetit, transmeton Klankosova.tv.

Gjithashtu, bëhet e ditur se gjatë vikendit janë sekuestruar përkohësisht katër automjete të dyshuara për modifikim në sistemin e tërheqjes, të cilat do të dërgohen në kontroll teknik të jashtëzakonshëm.

“Policia e Kosovës APELON tek të gjithë qytetarët që të kontribuojnë në sigurinë e trafikut rrugor, duke bashkëpunuar në parandalimin e këtyre garave ilegale, vetëdijesimin e personave që merren me organizmin e garave ilegale dhe raportimin me kohë në polici çdo informacion që kanë për persona apo grupe që planifikojnë të organizojnë këto gara dhe bashkërisht t’i parandalojmë dhe ndaj të dyshuarve të merren masat e duhura ligjore”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e PK-së.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT