Policia në Vushtrri ka konfiskuar përkohësisht dhjetë patentë shofer për kundërvajtje-tejkalim nga ana e djathtë.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se gjatë monitorimit dhe kontrollit në trafikun rrugor në rrugën nacionale në hyrje të Vushtrrisë, gjatë ditës së djeshme policia ka identifikuar trembëdhjetë shoferë të cilët kanë bërë tejkalime nga na e djathtë, me ç’rast, sipas policisë, kanë rrezikuar edhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik.
“Ndaj kundërvajtësve janë shqiptuar vendime për kundërvajtje me gjobë në shumë prej 150 euro, një pikë negative, si dhe masa mbrojtëse-konfiskim i përkohshëm i patentë shoferit në kohëzgjatje prej tre muajve”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


