Wednesday, May 6, 2026
spot_img
HomeShowbizPolicia në Vlorë i sekuestron mbi 20 mijë euro, ishin të padeklaruara

Policia në Vlorë i sekuestron mbi 20 mijë euro, ishin të padeklaruara

Policia e Shtetit ka deklaruar se ka sekuestruar 20 mijë e 345 euro nga shtetasi A.Sh, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se: “Procedimi penal ndaj këtij shtetasi filloi pasi në portin e Vlorës, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. Sh. dhe kontrollit në automjetin e tij, gjetën 20 345 euro, të cilat nuk ishin deklaruar sipas ligjeve në fuqi”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT