Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeLajmePolicia në Podujevë arreston dy persona për bixhoz të paligjshëm

Policia në Podujevë arreston dy persona për bixhoz të paligjshëm

Policia e Kosovës ka kryer dy arrestime mbrëmë në Podujeve në dy raste të ndara, nën dyshim të organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Në ora 19:30 bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari i parë, pasi që i njëjti në një lokal ka zhvilluar veprimtari ilegale. Njësiti  policor në cilësi të provave materiale ka sekuestruar katër aparate të lojërave dhe 1 mijë e 305 euro.

Më pas në ora 19:50 u bë arrestimi i të dyshuarit tjetër, pasi raportohet se i njëjti në një lokal ka zhvilluar veprimtari ilegale. Njësiti  policor në cilësi të provave materiale ka sekuestruar një shtëpizë kompjuteri, dy llaptopë, tri aparate për printim të tiketave, tiketa të shtypura dhe një shume të parave prej 292 euro.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT