Thursday, June 4, 2026
spot_img
HomeLajmePolicia konfirmon raportimin e Sinjalit: Rrahja me thika në Prizren, katër të...

Policia konfirmon raportimin e Sinjalit: Rrahja me thika në Prizren, katër të përfshirë – tre të lënduar

Një rrahje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren, ku katër persona janë përfshirë në një përleshje fizike me mjete të mprehta, përfshirë thika, që ka përfunduar me tre persona të lënduar dhe ndërhyrje të menjëhershme të Policisë së Kosovës dhe ekipit mjekësor.

Siç mëson Sinjali, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur mes dy grupeve, ku dy prej të përfshirëve janë familjarë mes vete, ndërsa përleshja ka eskaluar shpejt duke u përdorur edhe mjete të mprehta.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Sinjalin se rasti është duke u trajtuar dhe se të gjitha njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes, ku po mblidhen prova dhe dëshmi për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor me autoambulancë, ndërsa gjendja e tyre nuk është bërë ende zyrtarisht e ditur.

Policia ka siguruar zonën dhe ka identifikuar disa nga personat e përfshirë, ndërsa hetimet për motivin e përleshjes janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT