Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një personi të dyshuar për kryerjen e një vjedhjeje në Malishevë.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 12 qershor 2026, në një objekt tregtar në Malishevë, ku personi i dyshuar dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja”.
Pavarësisht veprimeve dhe angazhimeve të ndërmarra nga njësitet policore, deri më tani nuk është arritur të identifikohet i dyshuari.
Për këtë arsye, Policia ka publikuar të dhënat e personit dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e tij.
Policia ka apeluar te të gjithë ata që kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në zbardhjen e rastit, që ta raportojnë atë në organet kompetente.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


