Monday, September 28, 2026
spot_img
HomeLajme“Nuk po pika Smirnoff, por drogë”: Episodi i radhës me Gani Gecin...

“Nuk po pika Smirnoff, por drogë”: Episodi i radhës me Gani Gecin – TikTokeri e quajti spiun të Serbisë, e shau dhe e kërcënoi, vëllai i kërkon falje në emër të familjes

Gani Geci ka bërë të ditur se ka pranuar kërkimfalje nga Jetmir Cakiqi, vëllai i TikTokerit Fabio Caldini, pasi ky i fundit e kishte sharë dhe kërcënuar përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale.

Geci ka treguar se e ka takuar Jetmir Cakiqin, i cili, sipas tij, i ka kërkuar falje në emër të familjes.

“Jetmiri, në emër të familjes së tij, Cakiqi, më kërkoi falje”, ka shkruar Geci.

Sipas tij, Cakiqi i ka sqaruar se familja e tij në Kosovë nuk ka kontakte me TikTokerin prej një kohe të gjatë dhe se ai nuk ka qenë në Kosovë për gjashtë vjet.

Ndërkohë, Geci ka bërë të ditur se për kërcënimin e pretenduar nga Fatmir Cakiqi e ka njoftuar Policinë.

“Sa i përket atij Fatmirit, e kam lajmëruar Policinë për kërcënim direkt. Besoj se Policia dhe Prokuroria do ta kryejnë detyrën e tyre, ndërsa unë do ta kryej detyrën time”, ka shkruar ai.

Në postimin e tij, Geci ka vazhduar me akuza dhe deklarata të ashpra ndaj TikTokerit.

Ai ka pretenduar se Fatmir Cakiqi nuk kishte qenë as në varrimin e babait dhe njërit prej vëllezërve të tij.

Geci ka bërë edhe një deklaratë lidhur me përdorimin e drogës nga Cakiqi.

“Ky Fatmiri nuk po pika Smirnoff, por po pike drogë. Sapo t’i dalë droga besoj se do të kthjellet kadal-dal”, ka shkruar Geci.

Në fund, Geci ka publikuar edhe fotografinë nga takimi me Jetmir Cakiqin, duke thënë se ai e kishte publikuar fotografinë para tij dhe kishte kërkuar falje.

“Tani puna mbetet te ai Fabio, patrioti i Zvicrës”, ka përfunduar Geci.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT