Saturday, September 12, 2026
spot_img
HomeLajmeI ra në sy si djalë i “hajrit”: Themeluesi holandez i ofron...

I ra në sy si djalë i “hajrit”: Themeluesi holandez i ofron punë indianit që pastroi i vetëm një lumë

Një i ri nga India që u bë viral pasi nisi i vetëm të pastrojë një lumë të ndotur, tashmë ka marrë një ofertë për t’iu bashkuar një prej organizatave më të njohura në botë në luftën kundër plastikës.

Surendra Singh Choudhary, i njohur në rrjetet sociale si “Bittu Tabahi”, tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare me punën e tij në lumin Ajnar, në Madhya Pradesh.

Për muaj me radhë, ai u mor me pastrimin e lumit, duke larguar plastikë, shishe, alga dhe mbeturina të tjera. Sipas raportimeve, ai e nisi këtë nismë në janar dhe vazhdoi punën edhe pasi personat që fillimisht e ndihmonin u tërhoqën.

Pamjet e punës së tij u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale dhe përfunduan edhe te Boyan Slat, themeluesi dhe CEO i organizatës holandeze “The Ocean Cleanup”.

Reagimi i Slat ishte i shkurtër, por i drejtpërdrejtë: “Eja puno për ne”.

Ftesa për t’iu bashkuar organizatës u prit me shumë reagime pozitive në rrjetet sociale, ndërsa historia e të riut u shndërrua në një shembull të ndikimit që mund të ketë një nismë individuale.

Choudhary kishte marrë vëmendje edhe më herët në Indi. Industrialisti i njohur Anand Mahindra e kishte vlerësuar publikisht për përpjekjet e tij në pastrimin e lumit Ajnar.

Ndërkohë, “The Ocean Cleanup” është organizatë jofitimprurëse që zhvillon teknologji për largimin e plastikës nga oqeanet dhe lumenjtë. Organizata synon të largojë 90 për qind të plastikës lundruese në oqeane deri në vitin 2040.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT