Sunday, September 27, 2026
spot_img
HomeLajmePolicia e Shtetit zbarkon në klubet e natës në Tiranë, arrestohen 9...

Policia e Shtetit zbarkon në klubet e natës në Tiranë, arrestohen 9 persona për shpërndarje droge

Pas disa muaj hetimesh me metoda proaktive, Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Night Clubs”, duke çuar në pranga 9 persona dhe shpallur në kërkim dy të tjerë, të dyshuar për shpërndarje lëndësh narkotike në klubet e natës në kryeqytet.

“Gjatë periudhës hetimore janë identifikuar 11 shtetas, punonjës ose administratorë të lokaleve të natës në zonën e Ish-Bllokut, të cilët dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike në brendësi të ambienteve ku ushtronin aktivitetin. Nga 11 masa sigurie të caktuara nga Gjykata, u ekzekutuan 9 masa sigurie ‘Arrest në burg’. Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të tjerë. Ndërkohë, 2 shtetas të tjerë janë arrestuar më parë, gjatë periudhës hetimore. Arrestohet në flagrancë edhe një 49-vjeçar, i cili kishte thyer masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’, të vendosur nga Gjykata,” bëjnë me dije uniformat blu.

Gjatë hetimeve janë sekuestruar rreth 100 gramë kokainë, 2,200 tableta ekstazi (MDMA) dhe 11 aparate celularë.

Në pranga u vunë: E. H., 39 vjeç; A. N., 37 vjeç; K. M., 30 vjeç; R. L., 29 vjeç; E. S., 34 vjeç; E. H., 26 vjeç; M. B., 31 vjeç; A. Gj., 36 vjeç dhe F. K., 32 vjeç. Të arrestuarit janë punonjës ose administratorë lokalesh, të cilët dyshohen se shpërndanin doza të drogave të forta në ambientet e brendshme të lokaleve të natës në zonën e Ish-Bllokut.

Gjithashtu, gjatë periudhës hetimore janë arrestuar shtetasit E. L., 42 vjeç dhe B. L., 59 vjeç, të cilëve iu sekuestruan 2,200 tabletat me ekstazi.

Në kërkim janë edhe dy shtetas të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, ndërsa Policia vijon punën për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të aktivitetit.

Një person tjetër, O.(D). J., 49 vjeç, u arrestua në flagrancë pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT