Monday, August 17, 2026
spot_img
HomeLajmePolicia e Shtetit ka reaguar pas arrestimit të 49-vjeçarit, i shpallur prej...

Policia e Shtetit ka reaguar pas arrestimit të 49-vjeçarit, i shpallur prej muajsh në kërkim dhe i konsideruar nga autoritetet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Operacioni i koduar “Fundi i Arratisë” u zhvillua në Krujë nga Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, strukturat operacionale të DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Krujë.

Sipas Policisë, Zalla u lokalizua në një zonë të pyllëzuar, ku u bë edhe kapja e tij. Në momentin e arrestimit, 49-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri kallashnikov dhe tre krehra.

Policia bën me dije se Zalla kishte mundur t’u shpëtonte disa herë shërbimeve të policisë gjatë operacioneve për kapjen e tij.

Në banesën e 49-vjeçarit, më 14 nëntor 2025, autoritetet kishin zbuluar një arsenal armësh, lëndësh plasëse, armësh zjarri dhe municioni.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fundi i Arratisë”, për kapjen e një personi shumë të kërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Operacioni u zhvillua nga Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, strukturat operacionale të DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Krujë,shkruan tch.

Gjatë operacionit, në Krujë, u kap personi shumë i kërkuar Ylli Zalla, i cili kishte mundur t’i shpëtonte disa herë Policisë.

Në kuadër të operacionit “Fundi i Arratisë”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar 49-vjeçarin në një zonë të pyllëzuar. Në momentin e kapjes, atij iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri kallashnikov dhe 3 krehra,transmeton Sinajli.

Më datë 14 nëntor 2025, në banesën e tij u gjet një arsenal armësh, lëndësh plasëse, armësh zjarri dhe municioni.

Më datë 20 shkurt, në vijim të kontrolleve të ushtruara në zonën përreth dhe pranë banesës së 49-vjeçarit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë gjetën dhe sekuestruan një arsenal armësh, lëndësh plasëse dhe municioni luftarak, lëndë narkotike Cannabis Sativa, uniforma policie dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Gjithashtu, më datë 23 qershor, në vijim të operacioneve për kapjen e tij, gjatë kontrollit në banesën e 49-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me fishekë në fole, gati për qitje, një celular, municion luftarak dhe një detektor frekuencash.

Materialet procedurale do t’u referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT