Gazeta Sinjali raportoi më parë për një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë, ndërsa si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 12:00, në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, tha Ahmeti për Sinjalin.
Rrethanat e aksidentit po hetohen nga Njësiti i Trafikut Rajonal.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


