Sunday, September 6, 2026
spot_img
HomeLajmePolicia e Kosovës shënon 27-vjetorin me ceremoni solemne në Prishtinë

Policia e Kosovës shënon 27-vjetorin me ceremoni solemne në Prishtinë

Policia e Kosovës do të mbajë sonte ceremoninë solemne festive për të shënuar 27-vjetorin e themelimit të saj.

Ceremonia do të zhvillohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë, nga ora 18:00 deri në orën 21:00, ndërsa pritja e mysafirëve nis në orën 17:30.

Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, menaxhmenti i lartë i institucionit, si dhe përfaqësues të tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Policia e Kosovës ka ftuar mediat që ta përcjellin ceremoninë dhe aktivitetet e organizuara për këtë përvjetor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT