Një “oficer i lartë” i policisë, i cili dyshohet se kishte marrëdhënie seksuale të zëshme me gjyqtaren federale Eleanor Ross, është identifikuar si zëvendës shef në Departamentin e Policisë së Atlantës.
Kelley Collier është zbuluar si zyrtari i lartë që kishte një aferë intime me gjyqtaren e martuar, e emëruar gjatë administratës Obama, sipas Bloomberg Law, e cila citoi një person të njohur me rastin.
Collier, 55 vjeç, është komandant i divizionit të shërbimeve komunitare në Policinë e Atlantës, sipas biografisë së tij në faqen zyrtare të agjencisë, raporton nypost – transmeton Sinjali.
Departamenti ka bërë të ditur të enjten se po e heton rastin. “Departamenti i Policisë së Atlantës ka nisur një hetim për të përcaktuar nëse personi i përmendur në Komitetin për Sjellje Gjyqësore dhe Aftësi të Konferencës Gjyqësore të Shteteve të Bashkuara është vërtet punonjës i Departamentit të Policisë së Atlantës”, thuhet në njoftimin e tyre.
Ross, 58 vjeçe, dhe Collier dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale në “zyra dhe gjatë orarit të punës”, aq me zë të lartë sa stafi i gjykatës mund të dëgjonte zëra dhe puthje, sipas një ankese gjyqësore që më vonë u konfirmua nga një komitet gjyqësor. Posta i dërgoi email Collierit të enjten në mbrëmje, por përgjigjja thoshte se ai ishte jashtë zyrës.
Komiteti nuk i identifikoi gjyqtarin apo oficerin në raportin e tij, por ata u zbuluan të enjten nga Bloomberg Law.
“Sipas dokumenteve gjyqësore, për dy vjet, gjyqtarja federale ka qenë e përfshirë në një marrëdhënie të fshehtë jashtëmartesore me një oficer të lartë të një agjencie të madhe të zbatimit të ligjit në juridiksionin e saj”, thuhet në dokumente.
Komiteti gjithashtu theksoi se polici në fjalë shërben si “komandant i një divizioni të caktuar” dhe ka punuar në Atlanta që nga viti 1998, gjë që sipas Bloomberg përputhet me biografinë e Collier dhe profilin e tij në LinkedIn, i cili më pas është fshirë.
Në biografinë e tij thuhet se Collier ka “pasion për analizën, teknologjinë kompjuterike dhe strategjitë efikase të menaxhimit”, të cilat i përdor për rezultate pozitive në departament.
Ross, e cila është gjyqtare në Gjykatën Federale të Qarkut Verior të Xhorxhias që nga viti 2014, është kritikuar gjithashtu për pjesëmarrje në një aktivitet politik partiak dhe për dhënie deklaratash të pasakta gjatë hetimeve për sjelljen e saj.
Gjyqtarja, e cila është e martuar me gjyqtarin e Gjykatës së Shtetit të Xhorxhias Brian Ross, ka marrë një “qortim privat” për sjelljen e saj.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


