Ronaldinho ka mbërritur në Itali dhe do të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh promovuese me skuadrën e Serie C, Ravenna, për të cilën legjenda braziliane ka nënshkruar kontratë në moshën 46-vjeçare.
Ish-fituesi i Topit të Artë, Ronaldinho, konfirmoi më herët këtë verë se ka nënshkruar me ekipin italian të Serie C, Ravenna, duke u rikthyer në futbollin aktiv në moshën 46-vjeçare.
Ish-ylli i Barcelonës, PSG-së dhe Milanit ka qenë i pranishëm edhe në kampin stërvitor parasezonal të klubit, ndërsa të premten, më 21 gusht, do të marrë pjesë në prezantimin zyrtar të ekipit për sezonin 2026/27.
Pronari i Ravennës, Ignazio Cipriani, ka insistuar se Ronaldinho nuk është afruar me klubin vetëm për arsye promovuese dhe komerciale, por se pritet të luajë të paktën një ndeshje në ligën e tretë italiane.
“Ai do të jetë atje për prezantimin e ekipit më 21 gusht”, konfirmoi Cipriani në një intervistë me La Gazzetta dello Sport në qershor.
“Ai nuk do të vijë në kampin stërvitor, por patjetër do të marrë pjesë në të paktën një ndeshje lige, ndoshta edhe në disa të tjera, do ta shohim. Ende nuk e dimë se kur do të dalë në fushë në ligë, do të varet nga disa gjëra. Patjetër që do të jetë një ndeshje në shtëpi”.
“Qëllimi i tij është të shënojë golin e tij të fundit me fanellën e Ravennës”, përfundoi pronari i Ravennas.
Ndërkohë, Ronaldinho është parë të enjten duke zbritur nga avioni i tij në Itali dhe pritet të takohet me bashkëlojtarët e tij te Ravenna të premten.
Rikthimi i tij në fushë do të ishte një nga ngjarjet më të veçanta të futbollit italian, duke pasur parasysh karrierën e jashtëzakonshme të brazilianit, i cili ka luajtur për klube si Barcelona, Paris Saint-Germain dhe Milan.
Ronaldinho has landed in Italy ahead of his presentation as a new signing for third-tier Ravenna 11 years after his retirement.
The former Ballon d’Or winner is part of Ravenna’s ownership group led by Ignazio Cipriani, part of the luxury hotel dynasty.
Ronaldinho’s last…
— The Athletic | Football (@TheAthleticFC) August 20, 2026
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


