Friday, September 18, 2026
spot_img
HomeSport“Poker” i Dritës në derbi ndaj Gjilanit, kur ka përfunduar veç pjesa...

“Poker” i Dritës në derbi ndaj Gjilanit, kur ka përfunduar veç pjesa e parë

Gjlani është duke vuajtuar ndaj Dritës në derbin e qytetit.

4-0 po fitojnë “Intelektualët” pas vetëm 45 minutave të para, njofton Klankosova.tv

Almir Ajzeraj e hapi serinë e golave që në minutën e 13, kurse në më pak se 180 sekonda pas këtij realizimi, Rron Broja e dyfishoi epërsinë.

Sulmuesi Arb Manaj e çoi në 3-0 rezultatin, në minutën e 24, kurse “kollapsimin” kundërashtarit, ia dha ukrainasi Denys Kostyshin, pak para se të mbyllej pjesa e parë.

“Intelektualët” po marshojnë drejt titullit të katërt kampion, pasi me këtë triumf po shkojnë në kuotën e 57 pikëve, plot 14 më shumë se ndjekësi i parë, Ballkani.

Nga ana tjetër, “Skifterat” në vazhdim të kampionatit duhet t’i bëjnë llogaritë për mbijetesë, pasi në garë janë me plot gjashtë ekipe të tjera.

The post “Poker” i Dritës në derbi ndaj Gjilanit, kur ka përfunduar veç pjesa e parë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT