Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Pogradec, ku një konflikt mes një çifti bashkëshortësh ka përfunduar me plagosjen e rëndë të gruas.
Pas debateve të shumta në familje, bashkëshorti dyshohet se ka goditur me thikë gruan e tij, duke i shkaktuar plagë të rënda, A2.
Viktima është identifikuar si Bleona Xhaja, 27 vjeçe, e cila fillimisht është dërguar në spitalin e Pogradecit dhe më pas është planifikuar të transportohet me helikopter drejt Tiranës për trajtim të specializuar.
Ndërkohë, bashkëshorti i saj është shoqëruar në komisariat nga policia dhe po merret në pyetje për rrethanat e ngjarjes.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet e konfliktit që çoi në këtë ngjarje të rëndë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


