Wednesday, September 30, 2026
spot_img
HomeLajme“Po vriten edhe fëmijë”: Zelensky i ankohet kryeministrit norvegjez për sulmet ruse

“Po vriten edhe fëmijë”: Zelensky i ankohet kryeministrit norvegjez për sulmet ruse

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar për viktima dhe dëme nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë.

Sipas tij, vetëm gjatë ditës së sotme janë vrarë shtatë persona, ndërsa 24 të tjerë janë plagosur.

Zelensky ka thënë se Rusia ka përdorur dronë dhe raketa balistike gjatë sulmeve.

Për situatën, ai ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Norvegjisë, Jonas Gahr Støre.

“E informova atë për terrorin e vazhdueshëm rus me dronë dhe sulmet me raketa balistike. Që nga fillimi i ditës së sotme, 24 persona janë plagosur. Fatkeqësisht, shtatë persona kanë humbur jetën, përfshirë një fëmijë”, ka thënë Zelensky.

Sipas tij, gjatë bisedës është diskutuar edhe për nevojat e Ukrainës për t’u mbrojtur nga sulmet ruse.

Zelensky ka theksuar se Ukraina ka nevojë për forcimin e mbrojtjes ajrore, duke përmendur veçanërisht avionët luftarakë F-16.

“Po koordinojmë hapat tanë dhe po punojmë për të garantuar mbrojtje më të madhe për jetët dhe sigurinë”, ka deklaruar presidenti ukrainas.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT