FBI-ja ka vendosur shpërblim deri në 1 milion dollarë për informacionin që çon në arrestimin e Satinderjeet Singh.
Singh është shtuar në listën “Ten Most Wanted Fugitives” të FBI-së dhe dyshohet se është lider i grupit kriminal Lawrence Bishnoi në Amerikën e Veriut.
Sipas FBI-së, grupi dyshohet se është përfshirë në një sërë veprash të dhunshme në SHBA dhe Kanada, përfshirë vrasje, atentate ndaj figurave politike e fetare, rrëmbime, zhvatje dhe trafikim të narkotikëve e armëve.
Singh akuzohet gjithashtu për vepra federale që lidhen me zhvatjen dhe trafikimin e substancave të kontrolluara.
FBI-ja u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë informacion për vendndodhjen e tij ta raportojnë te autoritetet amerikane.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


