Friday, June 26, 2026
spot_img
HomeLajme“Po e luan mbretin”, Abazi flet për qasjen e Kurtit pas zgjedhjeve...

“Po e luan mbretin”, Abazi flet për qasjen e Kurtit pas zgjedhjeve (VIDEO)

Ish-deputeti Haki Abazi ka deklaruar në emisionin “DPT te Fidani” se, sipas tij, mosmarrëveshjet politike po e mbajnë Kuvendin e Kosovës në një gjendje të bllokuar institucionale.

Ai tha se në mungesë të një marrëveshjeje të përgjithshme për presidentin, qeverinë dhe kryeparlamentarin, procesi i konstituimit të institucioneve po zhvillohet në mënyrë të pjesshme, gjë që sipas tij e dëmton funksionimin e shtetit.

Ajo që më vërtetohet është dita kur konstituohet ky parlament. Nëse nuk ka marrëveshje të përgjithshme politike për presidentin, për presidentin, për qeverinë, për kryetarin e parlamentit dhe shkohet me sekuencën: hajde po e zgjedhim qysh tha zonja Haxhiu, po e zgjedhim njëherë kryeparlamentarin, tani flasim për qeverinë, tani flasim. Kjo i bie që realisht Kurti është i interesuar që vdekjen klinike të parlamentit ta vazhdojë. Vdekjen klinike e ka bërë para tre katër vjetëve.

Abazi u shpreh se kryeministri në detyrë, Albin Kurti po qeveris pa një parlament funksional, duke e cilësuar këtë si “vdekje klinike të parlamentit”, e cila, sipas tij, ka nisur prej disa vitesh.

Ai po do me vazhduar me qeverisur pa organin ligjvënës, kontrollues e llogaridhënës ndaj tij që është parlamenti i Republikës. Domethënë po luan mbretin, duke e shkatërruar plotësisht mekanizmin e llogaridhënies edhe të përgjegjësisë, dhe unë jam i bindur që në atë drejtim ka me shku prapë. Nuk ka reflektim këtu.

Unë po e shoh gjuhën me të cilën po flet ai dhe varësit e tij, qoftë Donika Gërvalla, qoftë Albulena Haxhiu. Ne jemi rehat. Parlamenti është në zero, presidencën po e luajmë qysh po duam, edhe kryeministri po shpërndan pare. I ka 4 miliard të aprovuar. Me atë ka me vazhduar me ble vota, që i bie që fjalinë të cilën e kanë thënë “kemi me i lodhur, kemi me i skërpit”, është duke e bërë me e dërgu prapë vendin në zgjedhje, sepse po mendon që duke shkuar në zgjedhje e bën përçarjen edhe më të madhe të Lidhjes Demokratike.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT