Gjendja e rrugës QMI-Lipjan vazhdon të jetë shqetësuese për qytetarët që e shfrytëzojnë atë çdo ditë.
Për shkak se punimet ende nuk kanë përfunduar dhe rruga vazhdon të mos jetë e shtruar plotësisht, ngritja e pluhurit është bërë një problem serioz, duke vështirësuar dukshmërinë e drejtuesve të automjeteve.
Gjendja e rrugës tregohet qartë edhe nga fotot e dërguara në redaksinë e Klankosova.tv.


