Friday, August 21, 2026
spot_img
HomeLajmeÇitaku për Thaçin: “Sot në burg, nesër në liri, President”

Çitaku për Thaçin: “Sot në burg, nesër në liri, President”

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me një mesazh në mbështetje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet tash e gjashtë vjet në paraburgim në Hagë.

Çitaku ka thënë se fati i Thaçit nuk është përcaktuar nga rastësia, privilegji apo rrethanat, por nga vendimet dhe përballjet e tij gjatë viteve.

“Nuk ka pasur as rastësi, as fat, e as rrethana që e kanë privilegjuar. Jeta dhe historia e tij nuk janë produkt i privilegjit e i rehatisë. Në fakt, krejt e kundërta”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale, transmeton Klankosova.tv.

Sipas Çitakut, Thaçi ka qenë vazhdimisht “kundër erës” dhe ka sfiduar atë që dukej e pamundur, duke kontribuar në ëndrrën për një Kosovë të lirë, të orientuar drejt botës demokratike dhe si shtet.

Edhe kjo betejë në Gjykatën Speciale, e pranuar me vetëdije prej tij, duke e ditur se ai do të ishte caku i parë, është bërë mbi të njëjtat premisa. Sepse shumë moti, siç e tha edhe vetë sonte në intervistë, Hashim Thaçi nuk i takonte më vetëm vetes së tij. Ka diçka të jashtëzakonshme te njerëzit që i dedikohen një kauze deri në vetëmohim. Që e vendosin atë para rehatisë, para interesit personal, madje edhe para lirisë së tyre”, shkruan më tej Çitaku.
Në fund, ajo ka përmendur sakrificat e Thaçit gjatë luftës dhe ka shprehur bindjen për rikthimin e tij në liri.

“Hashim Thaçi ka mundur lehtësisht të vritej në luftë. Rastësisht është gjallë. Sot në burg. Nesër në liri, President”, ka shtuar Çitaku.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT