Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur dëshirën për t’u takuar sërish me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, më vonë gjatë këtij viti.
Megjithatë, nga Pheniani kanë ardhur sinjale të rezervuara, duke lënë të kuptohet se një takim i ri mes dy liderëve do të kërkonte kushte të forta nga pala koreano-veriore.
Trump ka deklaruar se marrëdhënia e tij personale me Kim Jong Unin mbetet e mirë, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se janë të hapura për dialog pa parakushte.
Në përpjekje për uljen e tensioneve, Uashingtoni ka reduktuar ndjeshëm stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut, të cilat Pheniani i konsideron si veprime armiqësore.
Megjithatë, Koreja e Veriut vazhdon ta cilësojë politikën amerikane si armiqësore. Motra e Kim Jong Unit, Kim Yo Jong, ka deklaruar se marrëdhënia personale mes Trumpit dhe liderit koreano-verior nuk ndryshon qëndrimin strategjik të Phenianit.
Tensionet janë rritur edhe më shumë pasi Koreja e Veriut lëshoi të enjten rreth dhjetë raketa balistike në drejtim të brigjeve lindore.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


