Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeShowbiz“Plisat” dorëzohen krejt në fund përballë “Intelektualëve”, derbi përfundon pa fitues

“Plisat” dorëzohen krejt në fund përballë “Intelektualëve”, derbi përfundon pa fitues

Drita e ka barazuar rezultatin krejt në fund të derbit ndaj Prishtinës, duke shënuar për 3:3.

Drama e ndeshjes nisi qysh në minutën e 25-të, ku Kryeziu shënoi për epërsinë fillestare, ndërsa 15 minuta më herët dështoi të shënonte nga penalltia.

Në minutën e 35-të, Halili dyfishoi epërsinë për “Plisat”, duke shkuar në pushim me dy gola, njofton Klankosova.tv.

Pas një ore lojë, Drita arriti që ta ngushtonte rezultatin në 2-1, falë golit të Besnik Krasniqit i cili realizoi nga pika e bardhë.

Prishtina e shënoi edhe golin e tretë me Drilon Islamin 14 minuta më vonë, ku u duk se gjithçka mori fund për Dritën.

Por, vetëm dy minuta më vonë, Albert Dabdiqaj e shfrytëzoi për mrekulli një rrëmujë të krijuar në zonën e Prishtinës, duke e ngushtuar sërish rezultatin.

Ndërsa, Rron Broja, shënoi gol mjaft të bukur në frymën e fundit të takimit, duke ia siguruar “Intelektualëve” një pikë.

Me këtë barazim, Drita gjendet në vendin e parë me 44 pikë, tetë më shumë se Ballkani që gjendet në vendin e dytë, por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa Prishtina pozicionohet e katërta me 29 pikë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT