Friday, June 12, 2026
spot_img
HomeLajmePlas dhuna gjithandej, dhjetë ditët kritike në Beograd (VIDEO)

Plas dhuna gjithandej, dhjetë ditët kritike në Beograd (VIDEO)

Situata e sigurisë në Serbi po përkeqësohet ndjeshëm dhe pritet të përshkallëzohet edhe më tej, thotë eksperti i sigurisë, Bedri Elezi.

Në lidhje direkte për emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ai thekson se dhuna në rrugët e Beogradit mund të eskalojë në përplasje serioze brenda pak kohësh.

Sipas Elezit, protestat e ashpra mund të çojnë në përdorimin e mjeteve të forta kundër forcave të sigurisë, duke përfshirë policinë, ndërsa ekziston edhe rreziku i përshkallëzimit me armë.

Nëse situata vazhdon me këtë intensitet, nuk përjashtohet as mundësia e një konflikti më të gjerë, deri në një lloj lufte civile,  paralajmëroi Elezi, transmeton Klankosova.tv.

Ndiqni deklaraten e plotë, në videon vijuese:

The post Plas dhuna gjithandej, dhjetë ditët kritike në Beograd (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT