Monday, May 18, 2026
spot_img
HomeLajmePlani i LDK-së për shtesat e fëmijëve, Kica-Xhelili: S’janë për faturat e...

Plani i LDK-së për shtesat e fëmijëve, Kica-Xhelili: S’janë për faturat e rrymës, por për mirëqenie (VIDEO)

Një nga temat që u prek sot gjatë emisionit “DPT te Fidani” në Klan Kosova ishin edhe shtesat e fëmijëve.

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, i quajti propagandë deklarimet e eksponentëve të Vetëvendosjes, të cilët kishin deklaruar se LDK-ja do t’i heqë këto shtesa.

Por, kjo sipas Kica-Xhelilit është e pavërtetë.

Ajo shtoi se përveç se nuk do t’i heqë, subjekti që përfaqëson do të bëjë diçka më shumë.

“U këputem duke treguar se nuk kemi me i prekë shtesat, por si duket po i konvenon Lëvizjes Vetëvendosje me përçu tek qytetarët që kemi me i heq, por kjo është plotësisht e pavërtetë. Por, përveç se nuk kemi me i hjekë, me kemi me bërë edhe diçka më tepër”, deklaroi ajo në Klan Kosova.

Kandidatja e LDK-së për deputete tregoi se ka dallime të mëdha mes LDK-së dhe VV-së se si i shohin shtesat.

Sipas saj, shtesat duhet të trajtohen si bonus në fund të muajit dhe jo si mbijetesë.

“Jo domosdoshmërisht me pagu energjinë elektrike”, deklaroi Kica-Xhelili në Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT