Më 14 shkurt, pas mesnate, një burrë dyshohet se është plagosur me armë zjarri në Prishtinë.
Sipas policisë, ende nuk është arritur të identifikohet i dyshuari i rastit, transmeton Klankosova.tv.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, për shkaqe ende të panjohura ishte plagosur me armë zjarri nga personi – i dyshuari ende i panjohur. Viktima është dërguar në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet ndër të tjera në raportin e policisë.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


