Dyshimet për mospërputhje të çmimeve mes atyre të afishuara në raft dhe atyre të faturuara në arkë vazhdojnë të ngjallin reagime te konsumatorët.
Së fundmi, një qytetar ka ngritur shqetësimin për një produkt të blerë në një nga marketet Viva Fresh, ku sipas tij çmimi i pjeshkës ishte i shënuar 2.71 euro, ndërsa në faturën e pagesës produkti rezulton i faturuar me 3.70 euro.
Pamjet e siguruara nga Sinjali tregojnë etiketën e produktit dhe faturën e blerjes, duke nxitur pyetje rreth përputhshmërisë së çmimeve të ekspozuara me ato që aplikohen në arkë.
Raste të tilla kanë ngritur vazhdimisht shqetësime te konsumatorët, të cilët kërkojnë më shumë transparencë dhe kontroll të çmimeve, në mënyrë që të shmangen keqkuptimet gjatë blerjeve të përditshme.
Sinjali ka siguruar fotografitë nga qytetari dhe mbetet i hapur për qëndrimin e palës së përfshirë lidhur me këtë rast.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


