Monday, June 15, 2026
spot_img
HomeSportPezullohet tenderi për rinovimin e stadiumit të Gjilanit

Pezullohet tenderi për rinovimin e stadiumit të Gjilanit

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i ka pezulluar procedurat e prokurimit për projektin e ndërtimit dhe rinovimit të Stadiumit të Gjilanit.

Kjo gjë ndodhi pak ditë pasi u shpall kompania fituese me ofertën mbi 12.7 milionë eurosh.

Ky vendim erdhi si rezultat i disa kërkesave për rishqyrtim të paraqitura nga operatorë ekonomikë të pakënaqur me procesin e tenderimit.

Sipas Zyrës së Prokurimit të MKRS-së, pezullimi ka ndodhur në përputhje me Ligjin për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës, i cili parashikon ndalimin e mëtejmë të aktiviteteve të prokurimit në raste kur ka ankesa nga operatorët pjesëmarrës në garë.

MKRS-ja tutje tregon që autoritetet do të informojnë palët e interesuara për çdo vendim të ardhshëm.

Procesi mund të vazhdojë nëse ankesat refuzohen por mund të ketë rishpallje të tenderit ose ndryshime në kushtet e kontratës nëse haset në parregullsi.

The post Pezullohet tenderi për rinovimin e stadiumit të Gjilanit appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT