Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të rëndë ndodhur sot në Suharekë.
Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Aksidenti ndodhi saktësisht në fshatin Dubravë, dhe ishin të përfshira dy automjete të cilat siç shihen edhe në pamjet e siguruara nga Klan Kosova, shihen të jenë dëmtuar rëndë.
Gashi ndër tjera tha se policia e trafikut kanë dal në vendngjarje dhe kanë menaxhuar me aksidentin.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>



