Thursday, May 7, 2026
spot_img
HomeLajmePesë raste me fruth po trajtohen në Infektivë, njëri prej tyre ka...

Pesë raste me fruth po trajtohen në Infektivë, njëri prej tyre ka fituar pneumetoraks

Tetë raste të fruthit janë regjistruar në Kosovë, ndërsa nga ta pesë prej tyre janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Drejtoresha e Klinikës Infektive, Vera Berisha-Ndrejaj ka folur për rastet që janë duke u trajtuar në këtë klinikë.

“Deri më tani kemi tetë raste të konfirmuara me fruth (morbill), për momentin në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar pesë raste, përfshirë edhe rastin i cili është kthyer nga mjekimi intenziv ku ka qenë për disa ditë për shkak të një komplikimi të rëndë nga sëmundja ku tash për tash kemi pestë raste”, tha Berisha – Ndrejaj për EO.

Ajo tha se një prej pacientëve ka qenë në klinikë intenzive në pediatri pasi që ka fituar kolaps të mushkërive (pneumotoraks) nga fruthi.“Në përgjithësi të gjitha rastet kanë pasur një klinikë apo gjendje shëndetësore duke shkuar kah gjendjet e rënda, njëri prej tyre pra siç e thashë një komplikim mjaft të rëndë në sistemin respirator, ka fituar pneumetoraks dhe është dashur të trajtohet një mjekimin intenziv të klinikës së pediatrisë pastaj është kthyer tek ne, për të vazhduar trajtimin edhe më tutje”, tha ajo.

Doktoresha gjithashtu njoftoi se rastet nuk janë vetëm nga një qytet.

“Si sëmundje është e njohur, karakteristike është se nuk kemi pasur një periudhë të gjatë me morbill edhe pse raste sporadike kemi pasur aty këtu, të themi raste të importuara ndoshta, ndërkohë që këto kohët e fundit janë shfaqur këto raste të cilat i përmenda, është interesante sepse nuk janë vetëm të një qyteti, por janë të shpërndara prej disa qyteteve, duke qenë sëmundje mjaft kontagjioze, duke qenë sëmundje e cila përhapet shumë lehtë, sidomos në ambiente të mbyllura atëherë rreziku për përhapje është shumë më i lartë se sa te disa sëmundje virale apo disa sëmundje tjera infektive”, shtoi ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT